Mbrojtësi Ardian Ismajli ka vendosur të flasë, pas kalimit të tij nga Kosova te Shqipërinë.
Ai e pranon që para gjashtë muajsh e kishte marr një telefonatë nga Cristian Panucci dhe mbrojtësi i Hajduk Splitit e pranoi ftesën e tij që të vishet kuqezi.
Në një intervistë të dhënë për 24sata.hr, ai e ka zbuluar se vendimi është marr më herët, por nuk ka dashur që t’i lë shokët te Kosova U-21 në baltë.
“Menjëherë pas telefonatës së Panuccit vendosa të luaj për Shqipërinë në të ardhmen, por nuk doja të lija shokët te Kosova U21 deri në përfundim të kualifikueseve”.
“Isha kapiteni dhe lojtari më i mirë, ndaj nuk do të kishte qenë vendim i mirë t’i lija ata në baltë”.
Ismajli thekson se është i sigurt për vendimin që ka marrë dhe ka marrë aprovimin nga familja e tij.
“Ne jemi një komb, shpresoj që së shpejti të bashkohemi në një shtet, por kemi ekipe të ndryshme. Shqipëria është më e mirë dhe më ofron mua më shumë mundësi për t’u promovuar”.
“Veç të tjerave, unë kam luajtur për Kosovën U21… Ky ishte motivi kryesor për vendimin e marrë, që kishte edhe mbështetjen e prindërve të mi. Disa gazetarë dhe tifozë më kritikojnë mua, duke pretenduar se nuk do të ketë vend për mua te kombëtarja shqiptare për shkak se nuk kam luajtur shumë te Hajduku”.
“Por unë jam i bindur dhe i sigurt për vendimin që kam marrë. Unë jam gati që të luaj që kundër Skocisë në Ligën e Kombeve”, shtoi mbrojtësi nga Prishtina.
Ismajli është kthyer të luajë me Hajdukun pasi klubi ka ndërruar trajner së fundmi.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...