Ardian Ismajli e pranoi se Juventusi e do, por edhe një klub tjetër italian po i bën presion Empolit

23:58 | 20 Nëntor 2024
Q L

Mbrojtësi shqiptar, Ardian Ismajli, po gëzon një formë të jashtëzakonshme te Empoli, që po vazhdon edhe nga sezoni i shkuar.

Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klubet e mëdha, teksa Juventusi po e sheh si një alternativë serioze për afatin kalimtar të janarit, gjë që e pranoi vet.

“Ka interes nga Juventusi, është e vështirë, por jo e pamundur, shumë shpejt do të vendosim”, deklaroi Ismajli për “TV Klan” pas ndeshjes me Ukrainën.

Por nuk është vetëm Juventusi që e do Ismajlin, pasi për të në garë janë futur edhe Napoli.

“La Repubblica” shkruan se te Napoli janë bindur nga aftësitë e Ismajlit në ndeshjen që skuadra zhvilloi kundër Empolit këtë sezon.

Ai e dominoi Romelu Lukakun, duke e detyrua Antonio Conte që ta zëvendësojë pas 50 minutash.

Për këtë arsye, drejtuesit do të përpiqen që ta vendosin nën urdhrat e Contes në muajin janar. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme