Mesfushori i Barcelonës, Arda Turan raportohet të jetë afër kalimit tronditës te Manchester United.
Reprezentuesi turk, i cili ka qenë duke u kërkuar për transferim në Arsenal gjatë gjithë verës, nuk është pjesë e kërkesave në Barcelonë pas arritjes së trajnerit të ri Ernesto Valverde, transmeton portali arbresh.info.
Raportet nga Spanja sugjerojnë që lojtari i agjentit, Ahmet Bulut, do të shfrytëzojë raportin e tij të fortë me reprezentuesin e Jose Mourinhos, Jorge Mendes, në përpjekje për të siguruar kalimin e klientit të tij në Old Traford.
Gazeta spanjolle ‘AS’ pretendon gjithashtu që Mourinho është takuar me lojtarin në shumë ndodhi dhe është një tifoz i madh i tij, duke ngjallur kështu thashetheme që 30-vjeçari mund të jetë pas të gjithash pjesë e Premierë Ligës.
Manchester United është këshilluar të nënshkruaj me bashkëlojtarin e Turanit në Barcelonë, Sergi Roberto, veçanërisht pasi gjiganti katalunas finalizoi marrëveshjen me ish mesfushorin e Tottenhamit, Paulinho, por duket që ata tani kanë ndryshuar shënjestrat e tyre./arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...