Google ADS

Arda Turan në Arsenal si zëvendësues i Mesut Ozilit

21:47 | 21 Prill 2017
Arbresh Info

Arsenali është duke u përgatitur për të sjell mesfushorin e Barcelonës, Arda Turanin, në ‘Emirates’ si një zëvendësues të Mesut Ozilit.

30-vjeçari pritet të largohet nga ‘Camp Nou’ gjatë verës pasi nuk është pjesë e lojtarëve në favor të trajnerit Luis Enrique, transmeton portali arbresh.info.

Bazuar në ‘CNN Turkl’, ish ylli i Atletico Madridit mund të largohet nga skuadra në La Liga për 20 milionë funta pas dështimit për të impresionuar te skuadra katalunase.

Ai është parë si një zëvendësues i yllit të “Topçinjve”, Mesut Ozil, kontrata e të cilit skadon në vitin 2018.

Arda Turan ka shënuar 13 gola gjatë të gjitha kompeticioneve këtë sezon./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme