Google ADS

Arda Turan largohet nga Barcelona, befason të gjithë me skuadrën e tij të re

13:43 | 13 Janar 2018
Arbresh.info

Mesfushori turk, Arda Turan, është lojtari më i ri i skuadrës turke, Istanbul Basaksehir.

Ish ylli i Galatasaray ka befasuar të gjithë me vendimin e tij, pasi ishte i kërkuar nga shumë klube të njohura.

Por, në fund ai vendosi për skuadrën Istanbul Basaksehir,

Zyrtarizimi i transferimit të Turanit në Turqi është bërë nga vet skuadra turke, Basaksehir, me anë të një postimi në profilin e tyre zyrtar.

“Arda Turan po kthehet në vendlindje tek portokallinjtë”.

“Ky nuk është vetëm transferim i Basaksehirit, por edhe i Turqisë. Urime të gjithëve”, shkruan në ueb-faqen zyrtare të klubit, presidenti Goksel Gumusdag.

Turan thuhet se ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë, ndërsa shifrat e transferimit nuk janë bërë ende publike. /arbresh.info/

https://twitter.com/ibfk2014/status/952131026981187584?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fzyrtare-turan-befason-te-gjithe-nenshkruan-basaksehirin-foto%2F

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme