Lajm i mirë për Carlo Ancelottin në kuadër të ndeshjes ndaj Mallorcas, që do të inaugurojë vitin 2024 dhe që do të mbyllë edhe fazën e parë të La Liga-s.
Gati për të dhënë kontributin e tij në fushë është një talent i ri, i blerë me shumë bujë nga klubi madrilen gjatë merkatos së verës: Arda Guler.
18-vjeçari turk, një mesfushor i talentuar me tipare sulmuese, është përfshirë në listën e të grumbulluarve për ndeshjen e radhës.
Ishte ndalur në infermieri sapo mbërriti deri në tetor, pastaj disa javë të tjera ndalesa deri sot.
Paraqitjet e tij si lojtar i Realit të Madridit janë ende zero, kështu që ndeshja me skuadrën e Mallorcas pritet të debutojë.
Ka qenë vetëm në një ndeshje i grumbulluar dhe ka qëndruar në stol, përballë Rayo Vallecanos, më 5 nëntor.
Në kryeqytetin spanjoll presin me kuriozitet debutimin e 18-vjeçarit që konsiderohet një nga talentët më të mëdhenj që ka nxjerrë futbolli turk./ss
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...