Arbnor Rifati rikthehet si trajner i Prizrenit

16:22 | 21 Gusht 2024
D.H

Proton Cable Prizreni ka arritur marrëveshje me trajnerin Arbnor Rifati i cili do ta udhëheq skuadrën për sezonin e ri basketbollistik 2024/25.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.

Rifati ka qenë edhe më herët trajner i skuadrës nga Prizreni.

Sukseset nuk i kanë munguar ku triumfoi në finale të Superkupës së Kosovës ndaj Trepçës në vitin 2021.

Kurse ka qenë edhe kampion i sezonit të rregullt në stinorin 2020/21./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme