Arbnor Muja po shkëlqen pas transferimit te gjiganti belg Royal Antwerp, ku edhe ka marr ftesë nga Përfaqësuesja A e Kosovës për dy ndeshjet e muajit mars.
Por sulmuesi anësor ka marrë një tjetër lajm të mirë, pasi tanimë ka arritur shifrën e 1,5 milion eurove në tregun e transferimeve.
Faqja e specializuar për vlerësimet e futbollistëve, ‘Transfermarkt’ tani e vlerëson ish-anëtarin e Dritës me shumën e 1,5 milion eurove, shkruan telegrafi.
Kjo është vlera më e madhe që ka pasur Muja ndonjëherë, pasi tetë muaj më parë sa ishte te Drita vlente vetëm 250 mijë euro.
24-vjeçari ka luajtur 22 ndeshje me Antëerpin duke realizuar tre gola e duke asistuar në katër të tjerë.
Sigurisht që vlera e rritur e Mujës gëzon edhe Dritën që ka ruajtur 20 për qind të kartonit nga shitja e ardhshme.
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit