Google ADS

Arbnor Muja: Gjermani, shqiponjat po vijnë

09:47 | 13 Tetor 2023
K.B

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbnor Muja, ka reaguar pas fitores së Shqipërisë kundër Çekisë.

Muja, i cili ishte edhe autor i një goli, por që u anulua nga VAR, pas ndeshjes ka ndarë disa fotografi në Facebook-un e tij.

“Gjermani, shqiponjat po vijnë!”, ka shkruar kosovari, përcjell Arbresh.info

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore ndaj Çekisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Ndeshja përfundoi me rezultat 3-0 , duke arritur të mbes lider të tabelës në grupin E me plotë 13 pikë, ndërsa Polonia gjendet në pozitën e dytë me 9 pikë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme