Futbollisti nga Kosova, Arbnor Muja është ftuar nga trajneri Sylbinho për dy ndeshjet e muajit nëntor në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ai pritet të jetë në listën e Sylvinhos i cili ka probleme me disa nga lojtarët e ftuar fillimisht, shkruan Arbresh.info.
Rey Manaj, Keidi Bare, Berat Gjimshiti dhe Rey Manaj nuk do të mund të jenë pjesë e grumbullit shkak i lëndimeve, ka bërë të ditur FSHF-ja, përmes një njoftimi.
Kurse, Sylvinho ka vendosur të grumbullojë për dy ndeshjet e nëntorit Adrian Bajramin, Jon Mersinajn dhe Arbnor Mujën.
Kuqezinjtë kanë zhvilluar sonte stërvitjen e parë në prag të dy ndeshjeve të nëntorit ku morën pjesë Ylber Ramadani, Myrto Uzuni, Ivan Balliu, Kristjan Asllani, Ardian Ismajli, Arbër Hoxha, Mario Mitaj, Alen Sherri, Simon Simoni, Elseid Hysaj, Andi Hadroj, Thomas Strakosha dhe Feta Fetai.
Ndeshja e parë luhet me Çekinë me 16 nëntor kurse tri ditë më vonë përballet me Ukrainën./Arbresh.info
“A je ardh me i dhanë lajmet a çka” – Drenusha ‘kapet’ me Ro...
Rama: 21-30 Nëntor, Java Kulturore Kombëtare, Shqipëri ̵...
“A mendon se të ka puthur Ana për lojë?- Pyetja e publikut p...
Hamza: Brenda vitit 2025 me mua kryeministër pagat do të rri...
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Nis darka e të nominuarëve pyetjet pikante nga publiku