Arbëria humbi edhe ndeshjen e radhës, këtë herë ata u mposhtën 1-0 nga Prishtina pas një ndeshje shumë të luftuar.
Golin e vetëm e realizoi Gavazaj nga penalltia ndërsa një të tillë e kërkuan Arbëria në fund, por gjyqtari nuk vendosi t’ua japë.
Pas ndeshjes trajneri, Arbnor Morina doli në prononcim për ArtSport2, teksa pati edhe shumë ankesa.
“Unë mendova që doni mem pyt se a dua të jap dorëheqje, a me u përgjigj a jo”
“Luajtëm mirë, djemtë ishin në nivel, jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve”
“Ishim të barabartë me kundërshtarët, ata janë një skuadër e madhe dhe me shumë bugjet të madh”
“Nuk po ecin ndeshjet si mysafir gjithë kohën, penallti nuk po na jepen dhe gjyqtarët po na dëmtojnë”
“Arbëria është e vogël, një katund me 500 shtëpi. Na dëmtojnë gjyqtarët të cilët anojnë nga skuadrat e mëdha. Ne marrim kartonë të verdhë në minutën e dytë, ndërsa Prishtina në të 62-tën”- përfundoi trajneri./Olle
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...