Tifozët anglezë arsyen për humbje po ia dedikojnë referit turk Cuneyt Cakir.
Ata thonë se ai ishte i ‘njëanshëm’ dhe mashtroi gjatë gjysmëfinales emocionale kundër Kroacisë që i kushtoi Anglisë me eliminim, transmeton portali arbresh.info.
Kroacia mund ‘Tre Luanët’ 2:1 në kohën shtesë, pas një serie të vendimeve kontroverse dhe tifozët thonë se barazimi i Perisic në minutën 68’ nuk duhet të lejohet për shkak të këmbës si ishte vendosur.
Përkrahësit e frustruar madje kërkuan një hetim nga Fifa.
Një grua shkroi: “Sigurisht që Fifa World Cup duhet të hetojë Cuneyt Cakir pas kësaj shfaqjeje.
“Plotësisht i njëanshëm në të gjithë lojën”.
Një tjetër përdorues ka thënë: “Ky duhet të jetë arbitri më i diskutueshëm që kam parë ndonjëherë.
“Arbitri na mposhti jo Kroacia”.
Duke njohur historinë, Cakir është kritikuar ashpër për mos penalizimin e këmbës së lartë, shkruajnë mediat britanike.
Në vitin 2013, gjyqtari turk dërgoi Nani jashtë për Manchester United në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, pasi vendosi që futbollisti portugez kishte goditur Alvaro Arbeloa me një goditje të lartë.
Ndërkohë Kroacia sidoqoftë është në finale, ku do të luajnë në Stadiumin Luzhniki të dielën kundër Francës./Arbresh.info/
Pas deklaraës së Osmanit, Kurti: Kam qenë vazhdimisht bashkë...
Gresa: E kam shkatërruar Drilonin
Rovena: Nga përkushtimi ndaj muzikës nuk arrita të martohem,...
Kurti për sulmin në Zveçan: Janë akte kriminale dhe terroris...
Muzeu Rijksmuseum në Amsterdam, ndër më të vizituarit në bot...
Osmani ndan pamje nga atmosfera në Ditën e Flamurit në Preka...