Janë përcaktuar gjyqtarët e miqësores midis Kombëtares së Shqipërisë dhe përfaqësueses së Bosnjë e Hercegovinës në futboll, që do të luhet më 28 mars në stadiumin “Elbasan Arena”, ku ndeshja në fjalë do të gjykohet nga një arbitër nga Maqedonia.
Në një njoftim zyrtar nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) është konfirmuar se arbitër i kësaj ndeshjeje është Dimitar Meckarovski dhe 2 asistentët e tij janë Dejan Nedelkoski dhe Goce Petreski nga Maqedonia, ndërsa arbitër i katërt është Enea Jorgji.
Ndeshja e 28 marsit është përballja e pestë midis dy kombëtarëve.
Ndryshe, Shqipëria do të luajë ndaj Italisë, e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës “Rusi 2018”, më 24 mars në Itali.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...