Kanë përfunduar edhe pesë ndeshjet e parapara për sot në kuadër të rrethit të 16-të të Kupës së Kosovës.
Dukagjini ka arritur fitore me rezultat 4-2 në udhëtim te Liria.
Golat për skuadrën nga Klina i shënuan Ergyn Ahmeti (10’), Ahmed Januzi (15’), Arbër Shala (20’) dhe Henry Chibueze (80’), ndërsa edhe Liria arriti të shënonte dy gola sa për të ngushtuar epërsinë e Dukagjinit.
Edhe KEK-u ka arritur kalimin në fazën tjetër pasi ka mposhtur Trepçën me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Adonis Përvetica në minutën e 27-të.
Nga ana tjetër, Arbëria ka arritur fitore me rezultat të thellë prej 4-0 kundër Vitisë.
Kurse Ferizaji arriti të mposhtë Flamurtarin tek pas vazhdimeve me rezultat 2-0.
Albion Kurtaj shënoi golin e parë në minutën e 100-të të ndeshjes, pastaj edhe Florim Berisha shënoi në minutën e 101-të për rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Në anën tjetër, edhe Drita ka arritur të kalojë tutje pas vazhdimeve kundër Drenasit, ndeshje kjo që doli të jetë e vështirë për skuadrën gjilanase.
Golin e vetëm për këtë ndeshje e shënoi Hamdi Nimani në minutnën e 96-të të ndeshjes.
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë