Google ADS

Arbër Zeneli sërish supergol ndaj Shqipërisë

21:12 | 29 Maj 2018
Arbresh Info

Kosova ka dyfishuar epërsinë në ndeshjen miqësore kundër Shqipërisë.

Ndeshja vëllazërore i sotëm (e martë) është duke u dominuar nga “Dardanët” që tani kanë shënuar edhe një herë në portën e Etrit Berishës, shkruan portali arbresh.info.

Pas golit të epërsisë të shënuar në minutën e 20′ të ndeshjes në Zyrich të Zvicrës, Arbër Zeneli ka mposhtur sërish gardianin e kuqezinjve duke realizuar për 2 me 0.

Goli u realizua në formë të shkëlqyer brenda zonës së rreptësisë pas asistimit nga Halimi, i cili asistoi edhe në golin e epërsisë.

Ky gol u shënua në minutën e 51′ të pjesës së dytë./arbresh.info/

Goli i parë:

Goli i dytë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme