Arbër Zeneli po vazhdon shkëlqimin në Ligue 1, me skuadrën e Reims, ku po bëhet një nga lojtarët më të mirë në skuadër.
Zeneli shënoi golin e parë për skuadrën e tij, kur po luhej minuta e nëntë e takimit, për t’i dhënë epërsinë mysafirëve, shkruan lajmi.net.
Megjithatë, vendasit arritën ta barazojnë rezultatin pas vetëm katër minutave, për të mos zgjatur gëzimi i Reims.
Kujtojmë se vendasit janë pa një lojtar në fushë, dhe kjo i jep mundësi Arbërit që të shënojë tjetër gol.
Forma e mirë e Arbër Zenelit dhe mbrëmë e Milot Rashicës padyshim se gëzon shumë tifozët e Kombëtares së Kosovës.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell golin e shënuar nga Zeneli.
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...