Reims njofton se Arbër Zeneli ka këputur ligamentet e gjurit në ndeshjen përgatitëse të parasezonit ndaj Auxerre.
Zeneli iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore që treguan edhe lëndimin e yllit kosovar.
Ai do t’i nënshtrohet operacionit dhe më pas do të dihet se sa gjatë do të mungojë jashtë fushave të blerta.
Një lëndim të tillë mesfushori kosovar e pati në vitin 2019, duke e lënë jashtë fushës gati një vit.
Para dy ditëve, ai në profilin e tij në Instagram lajmëroi se nuk do të ishte aktiv në rrjetet sociale për një kohë.
“Për shkak të momenteve të vështira në jetën personale, s’do të jem aktiv në Instagram për një kohë. Faleminderit për mirëkuptimin”, shkroi ai. /Gazeta Express/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...