Përfaqësuesja e Kosovës fitoi me rezultat 2-0 ndaj Ishujve Faroe në kuadër të Ligës së Kombeve.
Golin e parë në takim e shënoi Arbër Zeneli dhe lojtari nëpërmjet një postimi në Instagram pas ndeshjes golin ia dedikon ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokkrri.
“Një ditë historike për të luajtur ndeshjen e parë zyrtare në shtëpinë tonë”.
“Fitorja dhe goli i dedikohen legjendës Fadil Vokrri, por gjithashtu edhe gjithë tifozëve. Shihemi prapë”.
Zeneli ishte një nga më të mirët në fushë, posaçërisht në pjesën e dytë ku bëri depërtime në pjesën kundërshtare.
Ndeshja e ardhshme e Kosovës është kundër Maltës.
Në ndeshjen e parë përfaqësuesja jonë barazoi ndaj Azerbajxhanit pa gola.
https://instagram.com/p/Bnk4Pa5i9mJ/?utm_source=ig_embed
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...