Arbër Prekazi – përforcimi i parë në vitin 2020 për Ballkanin

17:51 | 2 Janar 2020
Arbresh Info

Arbër Prekazi është përforcimi i parë i FC Ballkanit në vitin 2020.

Ballkani përfundoi sezonin vjeshtor si kampion ndërsa synimi mbetet fitimi i titullit, transmeton portali arbresh.info.

Për të bërë këtë gjë, klubi ka filluar të transferojë lojtarë të rinj në afatin e janarit.

Arbër Prekazi është lojtari i parë dhe këtë gjë e ka bërë zyrtare, FC Ballkani përmes një postimi në Facebook.

“Arbër Prekazi lojtari më i ri për vitin 2020, shumë suksese Arbër”, njoftoi FC Ballkani përmes një postimi në Facebook./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme