Arbër Hoxha stërvitet me kombëtaren e Shqipërisë

21:18 | 18 Mars 2024
D.H

Futbollisti i Dinamo Zagrebit, Arbër Hoxha po kalon në formë të mirë tek gjiganti kroat, pas transferimit nga Slaven Belupo.

Pasi nuk u ftua nga Dardanët, Hoxha morri ftesën e kombëtares së Shqipërisë, shkruan Arbresh.info.

Ai pranoi të përfaqësoj kombëtaren kuqezi dhe sot iu është bashkuar Sylvinhos në stërvitje për dy ndeshjet që Shqipëria do t’i luaj në muajin mars.

Në disa foto të postuara nga Federata e Futbollit të Shqipërisë, Hoxha duket i lumtur për kalimin e tij tek Shqipëria.

Shqipëria fillimisht luan ndaj Kilit me 22 mars kurse tri ditë më vonë luan ndaj Suedisë.

Kujtojmë se Arbër Hoxha është paraqitur në tri ndeshje miqësore tek Kosova, teksa ka shënuar një gol./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme