Sulmuesi kosovar, Arbër Hoxha, është afër kalimit te gjiganti kroat Dinamo Zagreb.
Lajmin për kalimin e Hoxhës, tek Dinamo e ka bërë të ditur mediumi kroat germaijak.hr, shkruan Arbresh.info.
Sipas këtij mediumi Dinamo dhe Slaven Belupo skuadra aktuale e Hoxhës, kanë arritur marrëveshje për të transferuar lojtarin në fjalë në kryeqytetin kroat.
Bëhet e ditur se zyrtarizimi i kosovarit do të bëhet gjatë ditës së nesërme.
Slovan Belupo ka kërkuar rreth dy milionë euro për të liruar sulmuesin 25-vjeçar.
Këtë sezon Hoxha po kalon një formë të mirë, ku është paraqitur në 18 ndeshje me ekipën e tij dhe ka shënuar katër gola dhe dhuruar tri asistime.
Kujtojmë se Arbër Hoxha ka tri paraqitje me Kombëtaren e Kosovës dhe ka realizuar një gol.
Ndërkohë me fanellën e dardanëve ka debutuar në janar të vitit 2020./Arbresh.info/
Policia kërkon ndihmë në lokalizimin e një gruaje në Pejë, d...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së