Ronald Araujo, mbrojtës i Barcelonës, lëndoi tendinën e Akilit gjatë Kupës së Amerikës me kombëtaren e Uruguait.
Gjatë ditës së sotme mbrojtësi uruguaian iu nënshtrua opericianoit të cilin e kaloi me sukses, shkruan Arbresh.info.
Kështu ka bërë të ditur skuadra e Barcelonës përmes një njoftimi në faqen e klubit.
“Lojtari i ekipit të parë, Ronald Araujo, iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm këtë të hënë për një dëmtim të gjurit të këmbës së djathtë. Ky operacion u krye nga Dr. Lasse Lempainen, nën mbikëqyrjen e shërbimeve mjekësore të klubit, në Turku (Finlandë). Momenti i kthimit të tij në fushë do të varet nga evolucioni i tij.”
Ai mund të qëndrojë jashtë fushës deri në katër muaj dhe për këtë arsye nuk do të kthehej para dhjetorit, pra në kampionat. Vendimi për të bërë një operacion, zbulon gazeta spanjolle “Relevo”, ka lindur pas një diskutimi me mjekët e Barçës dhe përfaqësuesit e tij besnikë.
Sepse, nëse do të kishte zgjedhur një trajtim më konservativ, koha e parashikuar do të ishte rreth dy muaj, por dëmtimi nuk do të ishte zgjidhur plotësisht./Arbresh.info
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?