Ronald Araujo ka shijuar një rritje të jashtëzakonshme në karrierën e tij te Barcelona, sidomos vitin e kaluar.
Uruguaiani, i cili është në klub që nga viti 2018, jo vetëm që është rritur në një lojtar të rregullt në zemër të mbrojtjes, por është bërë mbrojtësi më i mirë për katalanasit.
22-vjeçari ka bërë 58 paraqitje për Barçën, duke shënuar edhe katër gola në këtë process. Gjithmonë i pranishëm kur është në gjendje dhe në dispozicion, qendërmbrojtësi i ri është menduar të bëhet lideri i ardhshëm i mbrojtjes së blaugranëve bazuar në paraqitjet e tij mbresëlënëse deri më tani.
Megjithatë, që kjo të ndodhë, Barcelona së pari duhet të sigurojë të ardhmen e tij në klub. Kontrata aktuale e Araujos me klubin skadon pas tetëmbëdhjetë muajsh. Duke pasur parasysh rëndësinë e tij në rritje, natyisht, gjigandët katalanas kanë hapur tashmë bisedimet për një marrëveshje të re, raporton “SPORT”.
Por, raporti vazhdon duke deklaruar se uruguaiani me pesë ndeshje ka bërë disa kërkesa në lidhje me pagën e tij që ai të nënshkruajë një kontratë të re.
Siç qëndrojnë gjërat, Araujo është një nga mbrojtësit me fitime më të ulëta në Camp Nou. Pagat e 22-vjeçarit janë të zbehta në krahaim me lojtarët si Gerard Pique, Samuel Umtiti dhe Clement Lenglet, pavarësisht se këtaq dy të fundit ishin jashtë favorit.
Mbrojtësi tashmë po tërheq interes edhe nga Premier League, ku skuadra si Chelsea, Manchester United dhe Liverpool që po monitorojnë situatën e kontratës së tij. Treshaj angeleze do të mund t’i ofronte atij kontratë shumë më fitimprurëse se te Barcelona./Arbresh.info
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...