Ronald Araujo është njëri prej lojtarëve kryesor tek skuadra e Barcelonës.
Por e ardhmja e tij nuk e dihet ende nëse do të vazhdoj apo jo te blaugranat, shkruan Arbresh.info.
Spekulime të shumta të shumë mediave të njohur bëjnë me dije se Bayern Munich ka kërkuar që të transferoj lojtarin në Gjermani.
Uruguani nuk po kalon momente të mira me skuadrën nga Katalunia, sidomos pas atij gabim fatal që i kushtoi Barcelonës shumë.
Araujo ka bërë të ditur se ka biseduar me drejtuesit e Barcelonës për një kontratë, mirëpo nuk dihet nëse do të vazhdoj qëndrimin pasi këto ‘negociata’ mund të ndërpriten nëse blaugranat e vendosin në treg mbrojtësin uruguaian.
Sipas gazetës Sport, edhe pse preferenca e Araujos është të qëndrojë në Barcelonë, mbrojtësi uruguaian është i përgatitur të largohet në verë, me kusht që t’i tregohet dera nga vet drejtuesit e Blaugranave.
Gjithë kjo ‘telenovelë’ mund të zgjidhet gjatë kësaj nëse situata menaxheriale të jetë më e çartë.
Kujtojmë që Ronald Araujo është pjesë e Barcelonës nga viti 2020, teksa ka gjenë pjesë edhe e skuadrës B të blaugranve.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit