Arabia Saudite është zgjedhur nikoqir për Kupën e Botës për Klube të këtij viti.
Këshilli i FIFA-s, i përbërë nga përfaqësues nga të gjitha konfederatat kontinentale, zgjodhi unanimisht shtetin e Lindjes së Mesme si mikpritës për ngjarjen me shtatë ekipe, e cila është planifikuar të zhvillohet nga 12 deri më 22 dhjetor.
Vendi është raportuar gjithashtu të jetë në ofertë për të bashkë-organizuar Kampionatin Botëror për meshkuj 2030 me Egjiptin dhe Greqinë, së bashku me ofertat e konfirmuara rivale nga Spanja, Portugalia dhe Ukraina dhe një nga katër kombe të Amerikës së Jugut.
Këshilli konfirmoi se Kongresi i FIFA-s do të merrte një vendim se kush do t’i presë ato finale në tremujorin e tretë të vitit të ardhshëm, raporton SportMail.
Shtëpia e futbollit botëror është duke i dhënë hapësirë të madhe Lindjes së Mesme për organizimin e eventeve të mëdha në futboll, pas atij të Kampionatit Botëror.
Kupa e Botës e fituar nga Argjentina në dhjetorin e vitit të kaluar, demonstroi se vendet arabe dinë të bëjnë organizime perfekte dhe për më shumë cilësohet si njëri ndër turnetë më të mirë ndër vite.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...