Arabia Saudite tentoi edhe Vinicius Jr, por sulmuesi i Realit të Madridit ka refuzuar propozimin e çmendur, duke preferuar qëndrimin te “Los Blancos”. Prapaskena zbulohet nga The Athletic.
Që thekson se 24-vjeçari brazilian, një nga kandidatët për fitimin e Topit të Artë, mori një telefonatë nga Fondi i Investimeve Publike (PIF). Që punon në emër të Ministrisë së Sporteve në shtetin saudit.
Dëshira e madhe ishte që Vinicius të shndërrohej në njeriun imazh të Saudi Pro League. Veçanërisht në funksion të Kupës së Botës 2034. Që do të organizohet në Arabinë Saudite.
Al Ahli është klubi që provoi të tundonte goleadorin latin me një ofertë të majme në aspektin financiar. Por përgjigja ishte negative.
Arabët i ofrojnë lojtarit një kontratë 5-vjeçare me një pagë sezonale rreth 200 mln euro. Ndërkohë që aktualisht përfiton rreth 11 mln euro në sezon në La Liga.
Vinicius, i cili ka një klauzolë shitjeje 1 miliard euro, nuk ka ndërmend të lëvizë nga Realit, teksa as drejtuesit e klubit legjendar nuk duan të privohen nga shërbimet e tij.
Sulmuesi u transferua në 2018 nga Flamengo në Madrid për 45 mln euro dhe deri tani numëron 93 gola në 263 ndeshje në të gjithë kompeticionet me ekipin e Carlo Ancelottit./Ss
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...