Edicioni i Kupës së Botës 2034 do të jetë hera e dytë që do të mbahet në Lindjen e Mesme, pasi paraprakisht Katari ishte nikoqir i saj në vitin 2022, e i cili u luajt në nëntor dhe dhjetor dhe jo si zakonisht gjatë verës për shkak të temperaturave të larta.
Në atë edicion, Argjentina e fitoi trofeun për herë të tretë pasi mposhtën Francën në penallti me rezultat 4-2, pas barazimit me rezultat 3-3 në kohë të rregullt.
Kupa e Botës 2026 do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, teksa tashmë janë konfirmuar nikoqirët edhe për edicionet e viteve 2030 dhe 2034.
Ai i vitit 2030 do të mbahet në Spanjë, Portugali dhe Marok, ani pse do të ketë ndeshje edhe në Argjentinë, Paraguai dhe Uruguai për të festuar 100-vjetorin e kësaj gare.
Më herët gjatë këtij muaji, u konfirmua se Arabia Saudite do të jetë nikoqir i edicionit 2034 të Kupës së Botës pasi nuk pati kandidatë tjetër në këtë garë.
Edicioni i mëparshëm në Katar kishte ndaluar rreptësisht shitjen e alkoolit në stadiume pas një plani të hartuar pak ditë para nisjes së garës.
Tani, The Guardian ka raportuar se e njëjta pritet të ndodhë edhe në Arabinë Saudite, aty ku tifozët nuk do të lejohen që të konsumojnë alkool në stadiume.
Ani pse FIFA ende nuk ka komentuar publikisht këtë temë, burimet i kanë bërë me dije gazetës së birra nuk do të shitet gjatë ndeshjeve dhe ligjet e vendit nuk do të lehtësohen.
Ky shtet e ka ndaluar konsumimin e alkoolit që nga viti 1952, teksa ka vetëm një dyqan në Riad që lejohet ta shesë atë nën kuota dhe kontrolle të rrepta për diplomatët jomuslimanë./Telegrafi/
Tavo: Do të japim certifikatat e AMTP-ve dhe legalizimin e s...
Hetimet për sulmin në Magdeburg, të dyshuarit i është caktua...
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...