Barcelona po shpreson ta marrë Lionel Messin si huazim në afatin kalimtar të janarit nga Inter Miami.
Megjithatë gjiganti katalunas ka vështirësi financiare për ta realizuar këtë dëshirë dhe arabët janë të gatshëm të përfitojnë.
Përkundër se Messi gjatë verës refuzoi një ofertë të majme prej 400 milionë euro në sezon nga Al-Hilal, klubet arabe vazhdojnë të ëndërrojnë ta kënë Messin në radhët e veta.
Gazetari i Sky Sport, Rudy Galetti ka raportuar se Fondi i Investimeve Publike në Arabinë Saudite është i gatshëm t’i plotësojë Messit çdo dëshirë që ta kenë në qoftë si huazim të vetëm gjeniun argjentinas në kampionatin e tyre.
🚨💥 EXCL | #SAFF and the PIF are exploring the opportunity to bring #Messi in 🇸🇦 – on loan – between the end of #MLS 2023 and the start of next season (winter period).
📌 Internal evaluations still ongoing: developments are expected soon. 🐓⚽️ #Transfers #InterMiami pic.twitter.com/IK9nF0nPi0
— Rudy Galetti (@RudyGaletti) September 8, 2023
MLS do të përfundojë së shpejti dhe Inter Miami pasi nuk ka arritur të siguroj pjesëmarrjen në ‘Play-Off’, Messi do të jetë i lirë deri në muajin mars.
Kësisoj klubet e interesuara për shtatë herë fituesin e Topit të Artë po mendojnë ta bindin atë për ta marrë si huazim gjashtë mujor.
Barcelona mbetet favoriti kryesor, por në garë është edhe skuadra argjentinas Newell’s Old Boys.
Gjithsesi si gjiganti katalunas ashtu edhe ai argjentinas duhet të kenë kujdes, pasi arabët janë duke bërë të pamundurën ta kenë në kampionatin e tyre edhe Messin pasi kanë nënshkruar me Cristiano Ronaldon. /Telegrafi/
Shqipëri–Kosovë, mbledhja në Prishtinë e dy Kuvendeve, publi...
Rina Balaj thumbon Butrint Imerin: Është i mbivlerësuar
Gresa e imiton Drilonin se si e përqafoi Saren për herë të p...
Operacion i EUROPOL dhe SPAK: Nëntë të arrestuar, konfiskohe...
Nesër prezantohet qasja e Qeverisë për Programin për Paranda...
“Edhe ky shumë dyfytyrësh” – Për cilin banor e ka fjalën Xhe...