Klubi i Pejës ditën e martë dërgoi një ankesë në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) në lidhje me duelin e tretë gjysmëfinal të ”play off”-it ndaj Trepçës.
E lidhur me këtë ankesë të pejanëve, të enjten është mbledhur Komisioni Arbitrar i FBK-së në përbërje: Korab Sejdiu, Lulzim Fushtica dhe Fidan Hamiti, për të vendosur në lidhje me të, shkruan AsistiOnline.com
Në këtë mbledhje të jashtëzakonshme është diskutuar gjerë e gjatë dhe konsultimet në lidhje me ankesën e klubit verdhezi kanë vazhduar deri në mbrëmje.
Sipas AsistiOnline.com, është konfirmuar se ankesa e klubit të Pejës është aprovuar pjesërisht edhe zyrtarisht.
Pra sot (e enjte) në ”Karagaç” do të lejohet publiku prej 25 për qind në hapësirat e sallës e që sipas kapacitetit të kësaj palestre i bie të jenë prezentë afro 750 persona.
Derisa kufizim të konsiderueshëm do të ketë edhe në parket, ku do të ketë kontrolle të rrepta dhe do të lejohen vetëm personat zyrtarë që janë në protokoll.
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...