Anulohet Wimbledon-i, për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore

17:51 | 1 Prill 2020
A. B.

Turneu më i famshëm i tenisit, grand slami Wimbledon, është anuluar për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore, për shkak të pandemisë koronavirus.

Turneu do të duhej të niste më 29 qershor dhe të përfundonte më 12 korrik, transmeton Gazeta Express.

I gjithë sezoni në fushat me bar të gjelbër është anuluar dhe nuk do të ketë asnjë turne të tenisit profesionist në asnjë vend të botës të paktën deri më 13 korrik.

Wimbledon-i është turneu më i fundit nga sportet e mëdha që anulohet, pas Euro 2020 dhe Lojërave Olimpike Tokio 2020, të cilat u shtynë për një vjet.

Anulimi i turneut në Britani të Madhe vjen pas anulimit të French Open në Francë, i cili duhej të niste në maj, por është shtyrë për muajin shtator.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme