Eredevisie ka anuluar sezoni.
Liga e Holandës është e parë ndër ligat evropiane që ka vendosur ta anulojë sezonin.
Kampionëve të vitit të kaluar, Ajax, iu është mohuar titulli këtë sezon, edhe pse ishin në pozitën e parë në tabelë.
Vendimi i Eredivisie ishte që sezoni aktual të anulohet, duke mos pasur kampion, të rënë nga liga, as të promovuar.
Den Haag, RKC Waalwijk do të mbeten në Eredivisie, përkundër se ishin në fundin e tabelës.
Vendimi për anulimin e ligës u konfirmua pak pas deklaratës së kryeministrit të Holandës, Mark Rutte, i cili tha se nuk do të ketë ndeshje deri në shtator.
Ajax do të shkojë drejt në fazën e fundit të kualifikueseve për Ligën e Kampionëve, kurse AZ Alkmaar starton nga raundi i dytë.
Feynoord luan në Ligën e Evropës, kurse PSV dhe Willem II do të shkojnë në raundin e tretë, respektivisht të dytë të kualifikueseve për Ligën e Evropës.
Vendimi është konfirmuar nga KNVB.
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...