Google ADS

Anulohet meçi Fury – Wilder?

15:03 | 10 Tetor 2020
Arbresh.info

Tyson Fury dhe Anthony Joshua po shkojnë drejt meçit të shumëpritur në vitin 2021 për kampionin e padiskutueshëm të peshave të rënda të botës, me meçin Fury kundër Deontay Wilder që është anuluar.

Dy meçet potenciale mes Furyt dhe Joshua do të bëhen të mundshme shkaku i skadimit të drejtës kontraktuese të Wilder për meçin e revanshit ndaj anglezit.

Furyt tani i duhet të bëjë një “ngrohje” për rripin e tij para Krishtlindjeve, ndërsa Joshua mbron titujt e tij WBA, IBF dhe WBO kundër sfiduesit të detyrueshëm Kubrat Puleve më 12 dhjetor.

Burimet në të dy anën e Atlantikut kanë konfirmuar se meçi Fury – Wilder, që do të ishte i treti më radhë, është anuluar.

Duke supozuar se asnjëri nuk pëson humbje të papritur, Joshua dhe Fury do të kenë mundësinë të bëhen kampionët e parë të padiskutueshëm botëror në peshat e rënda që nga Lennox Lewis.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme