Federata Spanjolle e Futbollit ka njoftuar sanksione për Valencia-n pas abuzimit racor të drejtuar ndaj anësorit të Real Madridit, Vinicius Junior .
Sipas një deklarate të martën, stadiumi Mestalla do të mbyllet pjesërisht për pesë ndeshje, veçanërisht tribuna jugore e Mario Kempes, ku raportohet se ka origjinën abuzimi.
“Komiteti i Garave ka sanksionuar Valencia CF me mbylljen e pjesshme të stadiumit Mestalla për pesë ndeshje, më konkretisht tribunën jugore të Mario Kempes, pas ngjarjeve të ndodhura gjatë ndeshjes së Kampionatit Kombëtar të Ligës së Parë të Kategorisë mes ekipit vendas dhe Real Madrid CF. ”, thuhet në deklaratë.
Klubi gjithashtu do të gjobitet me 45,000 euro, megjithatë, Valencia mund të apelojë sanksionet në Komitetin e Apelit brenda dhjetë ditëve.
Ndërkohë, kartoni i kuq i Vinícius Júnior pas një përleshjeje mes lojtarëve në fund të ndeshjes është anuluar, që do të thotë se braziliani mund të kthehet në skuadrën e Real Madridit në ditën e ndeshjes kundër Rayo Vallecano të mërkurën./Arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit