Presidenti i Komitetit Olimpik, Thomas Bach ka thënë se anulimi i Lojërave Olimpike Tokio 2020 për shkak të koroavirusit nuk është e drejtë.
Bach është duke pasur kritika të shumta pasi nuk pranon t’i anulojë Lojërat Olimpikë që do të zhvillohen në datat 24 qershor – 9 gusht, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, presidenti i Komitetit Olimpik ka thënë se shtyrja e Lojërave Olimpike do ia prishte ëndrrën e 11 mijë atletëve.
“Lojërat Olimpike nuk mund të shtyhen si ndeshjet e të shtunës. Është e komplikuar dhe mund të marrësh atë vendim kur je i sigurt”.
“Anulimi i Lojërave do ishte vendimi më i lehtë. Anulim i do shkatërronte ëndrrën e 11 mijë atletëve nga 206 Komitete Olimpike”, deklaroi ai.
Koronavirusi deri me tani në tërë globin ka vrarë mbi 13 mijë njerëz./arbresh.info.
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë