Antonio Valencia mendon për të ardhmen në Man Utd

15:32 | 14 Tetor 2018
Arbresh Info

Antonio Valencia është duke menduar për opsionet e tij në Manchester United.

‘The Sun’ raporton se ylli nga Ekuadori, i cili ka drejtuar rregullisht skuadrën nën udhëheqjen e Jose Mourinhos në rolin e kapitenit, mund të nënshkruaj një kontratë paraprake me ndonjë klub tjetër që nga fillimi i muajit maras, transmeton portali arbresh.info.

Marrëveshja e Valencias është e vlefshme deri në fund të sezonit, por United ka opsionet për të vazhduar qëndrimin e tij nëntë vjeçare edhe për një vit tjetër.

Megjithatë, drejtorët në United kanë vendosur se nga 1 marsi lojtari është i lirë të negociojë me një skuadër të re.

Për lojtarin kanë shfaqur interesim disa skuadra turke dhe gjermane./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme