Google ADS

Antonio Rudiger kontakton sërish me Real Madrid për transferim në verë

08:53 | 20 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Pak më shumë se një javë pas fitores së shkëlqyer të Real Madridit kundër Chelseat në Ligën e Kampionëve, Los Blancos janë shfaqur edhe një herë në ndjekje të Antonio Rudiger pas një pengese në negociatat në fillim të vitit.

Raportet nga MARCA sugjerojnë se Madridi po mendon edhe një herë një lëvizje verore për qendërmbrojtësin, i cili gjithashtu ka qenë i lidhur me rivalët e Barcelonës. Agjentët e Rudiger kanë kontaktuar Los Blancos për të provuar dhe negociuar një lëvizje.

Kontrata e Rudiger me Chelsean do të përfundojë këtë qershor, por asnjë prej kërkuesve potencialë të gjermanit nuk ka arritur të bëjë shumë përparim në negocimin e një marrëveshjeje për të për shkak të kërkesave jashtëzakonisht të larta për kontratë.

Gazeta spanjolle deklaroi se rrethimi i Rudiger kërkonte një marrëveshje katërvjeçare që arrinte në mbi 55 milionë euro paga dhe bonuse, një shifër që asnjë nga kandidatët – të gjitha klubet elitare në Evropë – nuk kanë mundur të përmbushin.

Në ndeshjen e tyre çerekfinale të Ligës së Kampionëve, 29-vjeçari thuhet se i bëri përshtypje Real Madridit, pavarëisisht një gabimi që çoi në golin e Karim Benzema-s.

Faktorët që mund të ndikojnë në qasjen e Madridit ndaj tij sigurisht që do të jenë nëse ai vendos apo jo të jetë fleksibil me kërksat e tij ekonomike dhe nëse rinovmi i Eder Militao përfundon lehtësisht.

Bardhezinjët janë shumë të kënaqur me qendërmbrojtësin brazilian dhe ajnë gati ta shpërblejnë atë me nëj rritje të mirë page. Nëse Rudiger nuk ështe i gatshëm të bëjë kompromis, ata nuk do të bëjnë shumë përpjekje për ta transferuar atë.

Pagat do të jenë gjithashtu një faktor i rëndësishëm për Barcelonën nëse ata ndjekin gjermanin, por ai mund të përfundojë duke marrë një marrëveshje fitimprurëse me PSG-në ose Juventusin./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme