Ylli i Atletico Madridit, Antoine Griezmann ka pranuar se do të dëshironte t’i jap fund karrierës së tij në MLS.
27-vjeçari ka shijuar një sukses të jashtëzakonshëm në vitin 2018 duke luajtur një rol kryesor te Atletico në fitoren e tyre të UEFA Evropa Ligës para se të shënojë katër gola te Franca që siguroi Kampionatin Botëror në Rusi, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, pavarësisht të qenurit një figurë kryesore në Wanda Metropolitano, Griezmann tashmë ka kthyer sytë ka e ardhmja.
Duke folur për ‘ESPN’, Griezmann zbuloi se dashuria e tij ndaj NBA-së dhe kulturës amerikane qëndron prapa ambicieve për të ardhmen.
“Dua të luaj në MLS, do doja ta përfundoja karrierën time këtu”, ka thënë Griezmann.
“Ata kanë një mendje tjetër, më pëlqen NBA dhe aspekti i biznesit rreth kësaj. Do doja të luaja futbollin amerikan dhe më pëlqen vendi sepse askush nuk më njeh mua kur jam këtu”
Starti i Griezmann në sezonin 2018/19
Atletico Madridi ka bërë një fillim solid këtë sezon duke pranuar vetëm gjashtë gola nga 11 ndeshjet e tyre të para dhe vazhdojnë të jenë në prag të kreut në La Liga.
Megjithatë, forma e Griezmannit para portës ende nuk ka shpërthyer për shkak se reprezentuesi francez ka realizuar vetëm pesë gola nga 15 ndeshjet deri tani.
Griezmann ka krijuar katër asistime deri tani si dhe ka shënuar një gol të bukur nga gjuajtja e lirë në barazimin e Atleticos ndaj Leganes të shtunën.
Ndeshja e ardhshme për djelmoshat e Diego Simeones është ajo kundër Borussia Dortmundit në Ligë të Kampionëve të martën./arbresh.info/
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...