Trajneri italian, Antonio Conte, ka arsyetuar vendimin e tij për të mos startuar me sulmues qëndror.
Conte në bankë rezerve la Alvaro Moratan dhe Oliver Giroud, duke startuar me Eden Hazard si sulmues qendror.
Një gabim i fundit i Andreas Christensen, i dhuroi golin e barazimit Barçës, gol të cilën e shënoi Lionel Messi, pasi pranoi një pasim nga Andres Iniesta.
“Nëse do të kisha startuar me Moratan nga minuta e parë, me Hazardin dhe Ëillianin ose Pedro, ne do të kishim humbur balancin, do të ishte vetëvrasje”, deklaroi Conte.
“Unë mendoj se ishim afër lojës përfekte. Ishte vetëm një gabim, siç e dini ju, kur bëni një gabim kundër Barcelonës, kundër Messi, Suarez dhe Iniestas, ju duhet të paguani. Është dëshpëruese, sepse jam shumë krenar me lojtarët e mi”, shtoi italiani,
“Ata zbatuan shumë mirë planin qe kishim bërë për Barcelonën, po ashtu ne sonte kemi qenë të pafat”, përfundoi Conte.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet me 14 mars në Nou Camp. /arbresh.info/
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...