Chelsea është duke shfaqur interesim për yllin e Borussia Monchengladbach, Thorgan Hazard.
Vëllai i vogël i Eden Hazard, ka qenë për tre vite futbollist i Chelsea, nga viti 2012 deri më 2015, por nuk ia kishte arritur të bënte vend në formacionin bazë të Chelsea. Më pas ai ishte huazuar në Zulte Waregem dhe Monchengladbach.
Hazard në shkurt të 2015 ishte bërë përfundimisht lojtarë i Monchengladbach dhe që nga atëherë ai ka shënuar 16 gola në 69 paraqitje.
Sipas “Bild” Chelsea është i interesuar ta rikthejë në Stamford Bridge dhe tashmë ai është në listën e transferimeve të Antonio Conte, transmeton arbresh.info.
Për ‘Blutë e Londrës’ luan edhe vëllai i Eden dhe Thorgan Hazard, Kylian, i cili ishte transferuar në verën e kaluar, por që ende nuk ka arritur të bëj paraqitje nën urdhërat e trajnerit italian.
Besohte se Monchengladbach kërkon 18 milionë euro për shërbimet e reprezentuesit belg. /arbresh.info/
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...