Trajneri i Tottenham Hotspur, Antonio Conte po kërkon gjashtë nënshkrime për të përforcuar ekipin e tij këtë verë, para sezonit të ardhshëm.
Sipas The Telegraph, Conte dëshiron të shtojë një qendërmbrojtës, një mbrojtës të krahut të djathtë, dy mesfushorë, një sulmues dhe një portier rezervë.
Përveç këtyre objektivave, Dejan Kulusevski, i cili ka bërë përshtypje që kur u transferua në Londër, mund të bashkohet në mënyrë të përhershme përpara përfundimit të huazimit të tij 18-mujor.
Portieri aktual i dytë, Pierluigi Gollini, është vetëm në huazim dhe mund të përfundojë duke u kthyer në klubin mëmë, Atalanta. Reprezentuesi anglez Sam Johnstone është ndër ata që konsiderohen nga Spurs, dhe portieri i WBA është një lojtar i lirë në verë.
Lojtarë të tjerë anglezë të përmendur në raportin e The Telegraph përfshijnë Djed Spence, forma e të cilit si mbrojtës i djathtë për Nottingham Forest, i huazuar nga Middlesbrough, ka sjellë interesim në Ligën Premier.
Objektivi i qendrës së mbrojtjes përfshin Gleison Bremer të Torinos, ndërsa mesfushori Christian Eriksen, aktualisht në Brentford, mund të kthehet te Spurs pasi luajti nën drejtimin e Contes te Interi.
Në mesfushë objektiv është edhe ylli i Leicester Cityt, Youri Tielemans, ndërsa sulmues pëlqehet bashkëlojtari i belgut, James Maddison, i cili shihet si partner i Harry Kane.
Asnjërit nga lojtarët e vjetër të Spurs nuk i skadon kontrata në fund të sezonit aktual, por skuadra londineze mund të shkurtojë skuadrën e tyre përveç se të sjellë disa nga objektivat e Contes.
Tanguy Ndombele, Bryan Gil dhe Giovani Lo Celso janë aktualisht në huazim, me potencial për largime të përkohshme ose të përhershme gjatë verës, ndërsa ka pasur gjithashtu interes për sulmuesin holandez Steven Bergwijn.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...