Trajneri italian i Chelsea, Antonio Conte, ka thënë se do të ishte një lajm i mirë për Chelsea, nëse Jose Mourinho e lë në bankën rezervë mesfushorin, Paul Pogba, për ndeshje e nesërme.
Superylli francez, Paul Pogba, ndeshja ndaj Sevillas në kuadër të Ligës së Kampionëve, e startoi nga banka rezervë.
Besohet se Pogba është i pakënaqur me rolin e tij në Old Trafford dhe Mourinho nuk ka nguruar që ta lë në bankën rezervë 24 vjeçarin.
Mourinho në disa ndeshje ka favorizuar mesfushorin e ri të talentuar, Scott McTominay dhe ka lavdëruar paraqitjet e tij.
Conte ka sygjeruar se mungesa e Pogbas nga minuta e parë do të ishte një lajm i mirë për skuadrën e tij, transmeton arbresh.info.
“Ne jemi duke folur për një top lojtar, një lojtar fantastik. Unë pres që ta shoh atë në fushë, por nëse jo, atëherë më mirë për ne”, tha Conte.
“Çdo trajner duhet ta gjej rrugën e duhur për ta mengjuar atë. Pogba po i tregon Manchesterit se është një top lojtar, duhet të jem i sinçertë me ju, se fokusi im është tek Chelsea”, shtoi trajneri italian.
“Manchester United është një skuadër shumë e fortë, dhe gjithmonë e rrezikshme sepse skuadra e tyre është shumë e fortë. Kanë shumë lojtarë dhe skuadër të madhe, janë shumë fizikë, ne duhet të rrisim kujdesin ndaj United, sepse gjithça mund të ndodh, ka mundësi që ta humbim ndeshjen”, përfundoi Conte.
Manchester United dhe Chelsea nesër do të takohen në Old Trafford, për ta zhivlluar derbin e xhiros së 28 të Premierligës.
Vlen të theksojmë se Conte dhe Pogba dikur ishin bashkë në skuadrën e Juventusit. /arbresh.info/
Zelensky e quan ‘çnjerëzor’ sulmin në ditën e Krishtlindjes
Flirtime e ngacmime mes Sarës dhe Drilonit
Morena Taraku zbulon edhe një tjetër talent të saj
Sulmohet me thikë një person në Tërstenik të Drenasit, arres...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë 300 gjoba për 24 orë
Zhduken dy gra në Ferizaj