Boca Juniors i ka prezantuar një ofertë trajnerit Antonio Conte, por italiani e ka refuzuar atë sepse nuk dëshiron të largohet nga Evropa.
Bazuar në raportet nga mediat në Argjentinë, Conte ka pranuar një ofertë për të zëvendësuar trajnerin e larguar Guillermo Barros Schelotto, transmeton portali arbresh.info.
Finalisti i Kupës Libertadores bëri një përpjekje fillestare, por Conte menjëherë bëri të qartë se nuk ishte i përgatitur për transferim në Argjentinë.
Ai mund të ribashkohej me ish sulmuesin e Juventusit, Carlos Tevez, i cili ka fituar titullin me Conten në sezonin 2013/14.
Conte është ende nën kontratë te Chelsea, por është përfolur për transferim edhe te Manchester United pas shkarkimit të Jose Mourinhos mëngjesin e sotëm (e martë)./arbresh.info/
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...