Antonio Conte nuk do të marrë detyrën në Real Madrid sipas raporteve të shumta nga Spanja dhe vendlindja e trajnerit, Italia, pasi figurat kryesore nga dhoma e zhveshjes janë shprehur kundër tij.
Ish trajneri i Chelseas ishte shumë afër zëvendësimit të Julen Lopeteguit pasi Madridi kontaktoi atë pas poshtërimit në El Clasico mbrëmjen e së dielës në Camp Nou, transmeton portali arbresh.info.
Por, raportet kanë nisur të shfaqen pasditen e sotme (e hënë) duke sugjeruar që marrëveshje po bëhej edhe më e komplikuar dhe se Santiago Solari do të marrë detyrën si trajner i përkohshëm.
Solari, i cili aktualisht është në detyrë te skuadra B në Madrid, shihet si një person i sigurt që mund ta drejtoj klubin deri në fund të sezonit ose të paktën deri të nevojën e ardhshme për ndryshim.
Lexo edhe: Cristiano Ronaldo zbulon përfundimisht të vërtetën për largimin nga Real Madridi
Në Itali thuhet se Conte vendosi kundër rolit të tij në Madrid rreth dyshimeve nëse do të kishte përkrahjen nga figurat kyçe të dhomës së zhveshjes transmeton portali arbresh.info.
“Ai ka vendosur, pasi e mendoi shumë këtë dhe marrëveshje është prishur”, shkruhet në raportin nga gazeta italiane ‘Mediaset’ në lidhje me Conten.
Gazetat me bazë në Madrid, ‘AS’ dhe ‘Marca’ janë duke raportuar se Solari do të marrë detyrën për ndeshjen e së mërkurës në Kupë të Mbretit në Melilla ose ndoshta për takimin në vikend kundër Valladolidit.
Klubi në Bernabeu ende nuk ka njoftuar për largimin e Lopeteguit, por shkarkimi i tij pritet të konfirmohet së shpejti. Ish trajneri i Spanjës është aktualisht me familjen e tij duke pritur për fatin e tij./arbresh.info/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç