Trajneri i Inter-it, Antonio Conte dëshiron që gjatë verës ta përforcojë mesfushën me N’Golo Kante-n, Arturo Vidal dhe Emerson.
Tekniku italian është në dijeni që të eksperiencës jo të madhe të lojtarëve, andaj dëshiron përforcimin e skuadrës.
“Neurazurët” ishin duke ‘luftuar’ me Juventus-in për Scudetto-n, mirëpo momentalisht renditën në pozitën e katër.
Sipas Gazzetta dello Sport, Conte është duke e kërkuar Kante-n, i cili nuk është më paprekshëm nën urdhrat e Frank Lampard.
Francezi ka bërë 27 paraqitje këtë sezon për “Blutë”, duke shënuar tri gola, mirëpo nuk ishte i pranishëm në dy ndeshjet e fundit.
Kartoni i Kante-s, vlen mbi 50 milionë euro./arbresh.info
Fenomeni i këtij viti, Gjesti merr përkrahje edhe nga Granit...
Abdixhiku fton Kurtin të përballen në debat televiziv: Të ba...
Reali kualifikohet në finale të Superkupës, aty ku e pret Ba...
Shkupi dënon deklaratën e deputetit bullgar për bashkimin e ...
Haradinaj takon strukturat e Aleancës së Gruas në Gjilan dhe...
Ish-presidenti Carter nderohet me ceremoni shtetërore në Uas...