Google ADS

Antonio Conte: Ne kontrolluam ndeshjen

19:19 | 23 Shtator 2017
Arbresh Info

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka thënë se është i lumtur me fitoren e siguruar ndaj një kundërshtari të vështirë.

Kampioni në fuqi i Anglisë mposhti me rezultat të thellë 4 me 0 Stoke Cityn pasditen e së shtunës në stadiumin Bet365, shkruan portali arbresh.info.

Alvaro Morata realizoi hat-trick ndaj Stoke Cityt
Alvaro Morata realizoi hat-trick ndaj Stoke Cityt

“Ishte një ditë e mirë për ne, një rezultat i mirë. Stoke është një skuadër vërtetë e mirë dhe shumë e fuqishme”, ka thënë Conte pas ndeshjes.

“Ishte shumë e vështirë për të fituar aty. Ne e merituam fitoren e ndeshjes. E nisëm mirë dhe shënuam herët. Ne kishim kontrollin e lojës. E përsëris, nuk është lehtë për të fituar si mysafirë kundër tyre”

“Blutë” tani do të përballen me një udhëtim edhe më të vështirë ndaj Atletico Madridit në Ligë të Kampionëve të mërkurën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme