Trajneri i Chelseat, Antonio Conte është pyetur rreth raporteve të një krize ndërmjet tij dhe hierarkisë së Chelseas.
“Kjo është normale. Në të njëjtën kohë është diçka për të cilën nuk dua të diskutoj me ju”, ka thënë fillimisht Conte në një konferencë për shtyp, transmeton portali arbresh.info.
“Asgjë nuk ka ndryshuar. Asgjë nuk ka ndryshuar. Njëherë ishte vera dhe pasi kaloi ajo nuk ndryshoi asgjë”
“Po, jam i lumtur. Jam i lumtur që punojë me lojtarët e mi. Jam i lumtur që punojë për këtë klub. Jam i lumtur që përpiqem çdo ditë të jap më të mirën nga vetja për këtë punë. Jam i lumtur për këtë”
Sa i përket mungesës së kontrollit të plotë në transfere, trajneri italian u përgjigj:
“Mendoj se është e drejtë për të pasur këto lloj situata. Ashtu siç e kam thënë edhe më parë, mendoj se jam duke e përsëritur çdo tre ditë, unë do të isha shumë i lumtur të punojë me lojtarët e mi”
“Jam duke e përsëritur të njëjtën gjë çdo ditë. Unë jam trajneri. Puna ime është që të përpiqem për të dhënë më të mirën për këtë klub, të përpiqem për të përmirësuar lojtarët e mi për këtë klub”
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...