Google ADS

Antonio Conte: Largimi i Nemanja Matic, një humbje e madhe

18:04 | 9 Gusht 2017
Arbresh Info

Antonio Conte ka pranuar se largimi i Nemanja Matic nga Chelsea është një “humbje e madhe” për ata, pasi futbollisti serb u transferua te Manchester United javë më parë.

“Matic e di mirë se çfarë mendoj për të”, shpjegoi fillimisht trajneri italian, transmeton portali arbresh.info.

“Rëndësia e këtij lojtari, i cili është një lojtar shumë i mirë, një top lojtar, është e madhe për skuadrën tonë. Por, nganjëherë duhet të pranoni këtë merkato të çmendur të transferimeve dhe duhet t’i pranoni gjithashtu vendimet e ndryshme”

“Megjithatë, ai është një humbje e madhe për ne. Ai është një humbje e madhe për ne”

Matic u transferua në Old Trafford për 40 milionë funta./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme