Trajner i Interit, Antonio Conte ka pranuar se ka refuzuar mundësinë për t’iu bashkuar Romës.
Conte ishte i lidhur me një kalim te Roma para se t’i bashkohet Interit, transmeton portali arbresh.info.
Tekniku italian ka thënë se ka biseduar me legjendën e Romës, Francesco Totti para se Paulo Fonseca të emërohet trajner i Romës në qershor.
“Me Fransescon ka miqësi që një kohë të gjatë. Me shpjegoi situatën e Romës. Mendova dhe vendosa se nuk ishte koha e duhur për mua. Në ato momente, oferta e Interit nuk ishte”
“Nuk kisha oferta të tjera. E dija është klub i madh, por nuk ishte koha e duhur. Ndoshta në të ardhmen”
Conte gjithashtu ka thënë se është impresionuar nga Fonseca me punën që ka bërë të Roma, derisa ky i fundit renditët në vendin e pestë në tabelë.
“Është duke i demonstruar kualitetet pas kohës në Ukrainë me Shakhtar Donetsk”
“Roma meriton komplimente. Kanë skuadër të mirë me lojtarë me eksperiencë. Për momentin janë në formë të mirë. Roma ka forcë dhe dije, andaj duhet të tregojmë respekt”
Për momentin “Neurazurët” janë lider në Seria A me 37 pikë, një me pak se Juventus që renditët në vendin e dytë, ndërsa Roma në vendin e pestë me 28 pikë./arbresh.info.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...