Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka thënë se nuk ka në plan të nënshkruaj me sulmuesin e Arsenalit, Alexis Sanchez, pavarësisht se ka folur me lojtarin në fillim të javës.
Derisa Arsenali ishte në Londrën Perëndimore për ndeshjen e parë në gjysmëfinale të EFL Cup, Conte dhe Sanchez janë parë duke biseduar tek tuneli i Stamford Bridge, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, pavarësisht se ka bërë me dije admirimin për reprezentuesin kilian, Conte ka pretenduar që ai nuk do t’i bashkohet garës për të nënshkruar me sulmuesin, i cili ka vetëm edhe gjashtë muaj të mbetur në kontratën e tij te “Topçinjtë”.
“E kam përshëndetur. Ai është një lojtar i mrekullueshëm, ai e di shumë mirë që në Juventus kam tentuar për të nënshkruar me të nga Udinese por ai shkoi te Barcelona. Ai e di shumë mirë admirimin tim për të. Prandaj, ishte një shans i mirë për ta përshëndetur atë”, u ka thënë 48 vjeçari gazetarëve.
“Nuk kishte ndonjë situatë tjetër apo bisedë. E përsëris sërish se kam një admirim të madh për disa lojtarë dhe ai është njëri prej tyre”
Manchester United thuhet se ka rënë dakord me kushtet financiare me Sanchezin, i cili është gjithashtu shënjestër e Manchester Cityt./arbresh.info/
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...