Interi përballet me Violan në fazën e 1/8 së finales në Kupën e Italisë sot dhe ish-ylli i Tottenhamit pritet të luajë në një pozicion si mesfushor kreativ në Artemio Franchi.
Antonio Conte duket se ka ndryshuar mendim për Christian Eriksen pasi në nëntor, ai pretendoi se danezi nuk ishte i përshtatshëm për një pozicion si mesfushor kreativ, roli që pritet të mbulojë sot kundër Fiorentinës.
Interi përballet me Violan në fazën e 1/8 së finales në Kupën e Italisë sot dhe ish-ylli i Tottenhamit pritet të luajë në një pozicion si mesfushor kreativ në Artemio Franchi.
“Ne kemi pasur kohë për të punuar me Eriksenin në një nivel taktik në pozicionin e mesfushorit krativ, ai që aktualisht mbahet nga Marcelo Brozovic”, ka thënë Conte.
“Unë pres gjëra të mëdha nga ai në atë pozicion”.
Trajneri duket se ka ndryshuar mendim për rolin e 27-vjeçarit pasi, në nëntor, ai deklaroi se danezi nuk kishte aftësitë e duhura për atë pozicion.
“Është një rol që do të penalizonte shumë lojtarin”, ka thënë ai para ndeshjes në shtëpi të Interit kundër Torinos.
“Christian ka aftësi të rëndësishme. Nëse do ta vendosja para mbrojtjes, do t’i hiqja forcën më të madhe”.
Eriksen ka filluar pesë nga 13 ndeshjet që ka luajtur në të gjitha garat deri më tani këtë sezon.
Ish- anëtari i Tottenhamit pritet të largohet nga Interi në janar, por pagat e tij thuhet se pengon largimin, pasi skuadrat e tjera nuk janë të gatshme t’i ofrojnë atë shumë.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...